U nda nga e fejuara në prag të martesës, flet për herë të parë moderatori shqiptar

U nda nga e fejuara në prag të martesës, flet për herë të parë moderatori shqiptar

12:51, 29/06/2020
A+ Aa A-

Propozimi që Ardit Roshi i bëri partneres së tij, Blerina Bajko live në emisionin “Këndo Këngën Time” mori vëmendjen e të gjithëve.

Por vetëm pak kohë më pas, dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në rrjete sociale, dhe kaq mjaftoi që nëpër media të aludohej se dyshja i ka dhënë fund fejesës.

Mëngjesin e kësaj të hëne, Roshi ka qenë i ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, ku dhe u pyet nga moderatori Alban Musaj lidhur më këtë çështje.

Ai preferoi të komentonte shkurt, duke thënë se ndihet shumë mirë.

“Shumë prej shikuesve, gazetarëve janë duke pritur që unë të të bëj një pyetje për jetën tënde personale, por unë kam zgjedhur të mos të ta bëj. Mua më intereson vetëm një gjë, a je ok, a je mirë tani?“, tha moderatori. “Shif e shkruaj, si të dukem“, u përgjigj Roshi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco