Janë me pushime po Romeo ja ‘nxiu jetën’ Jonidës

Janë me pushime po Romeo ja ‘nxiu jetën’ Jonidës

11:10, 29/06/2020
A+ Aa A-

 Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj, po shijojnë së bashku disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar pozat e tyre të ëmbla e dedikimet romantike, tashmë që dyshja ka vendosur ta pranojë hapur dashurinë në publik.

Image

Mirëpo, Jonida na ka treguar së fundmi edhe “një tjetër anë të medaljes”.

Me humor, Romeo përpiqet ta acarojë këngëtaren dhe duket se ia ka arritur qëllimit.

Aktori ka kapur në det një oktapod të cilin ia afron Jonidës “për ta përshëndetur”, ndërsa kjo e fundit mbrohet me duar e përpiqet të largohet nga partneri.

“Ma nxiu jetën”- shkruan Jonida krahas videove ku reagimi i saj është për të mos u humbur.

Romeo e kthen disa herë oktapodin tek partnerja, duke i kërkuar t’i thotë: ‘mirupafshim’ e ‘t’i bëjë të fala gruas’, ndërsa Jonida i kërkon disa herë që ta kthejë në det.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco