VIDEO/ ‘Ejlyl’ feston ditëlindjen,  ja sa vjeç mbushi aktorja

VIDEO/ ‘Ejlyl’ feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi aktorja

08:28, 29/06/2020
A+ Aa A-

Aktorja turke Biran Damla Yilmaz feston sot ditëlindjen.

Biran Damla u bë e njohur në Shqipëri me rolin e “Ejlylit” në serialin “Lule të vetmuara” i cili transmetohet çdo pasdite në TV Klan dhe ka patur shumë sukses.

Biran Damla Yilmaz mbush 24 vjeç dhe këtë ditë ka vëndosur ta festojë me miqtë më të ngushtë.

Image

Aktorja ka postuar në Instagram disa foto nga festa ku shfaqet shumë e qeshur teksa pozon me tollumbacat që mbajnë numrin 24 dhe tortën e ditëlindjes.

Aktorja ka falenderuar të gjithë për urimet dhe disa prej tyre edhe i ka postuar në faqen e saj zyrtare.

Image

Në festën e ditëlindjes Biran Damla shkëlqeu e veshur plot ngjyra dhe xixa teksa nuk munguan edhe pozat krah miqve. 

“Surpriza, surpriza”, shkroi aktorja në një prej fotove të postuara.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco