Festë pranë detit, Adrola Dushi ndan pamjet e ditëlindjes më të veçantë

Festë pranë detit, Adrola Dushi ndan pamjet e ditëlindjes më të veçantë

22:26, 28/06/2020
A+ Aa A-

Sot një nga modelet më të bukura shqiptare, Adrola Dushi feston ditën e lindjes. Ajo ka zgjedhur që këtë moment ta kalojë me miqtë e saj më të mirë, pranë detit. Adrola ka zgjedhur një vend në jug të vendit dhe ka organizuar një festë mjaft të veçantë.

Pamjet i kanë ndarë miqtë e saj më të mirë, të cilët duket se janë argëtuar shumë. Me siguri këtë 27-vjetor modelja bukuroshe do ta mbajë mend gjatë.

Në një ditë speciale si e sotmja nuk ka munguar urimi i sinqertë nga mikja e saj e ngushtë, Kristina Baki.

“Gëzuar ditëlindjen gjysmës sime të përhershme. Ta dua lumturinë dhe e tillë qofsh gjithmonë. Të dua shumë shoqe”, ka shkruar Kristina krah fotos ku shfaqet së bashku me Adrolën me bikini të zeza dhe lulet anash flokëve duke shijuar verën.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë dy modelet e njohura vendosën të bëjnë tatuazh edhe vitin në të cilin janë njohur, duke e ruajtur si kujtim të veçantë kohën kur nisi e gjithë shoqëria e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco