Stresi sërish probleme me policinë

Stresi sërish probleme me policinë

08:32, 17/06/2020
A+ Aa A-

Arkimed Lusha i njohur për publikun e gjërë me emrin e artit Stresi ka rënë sërish në telashe me policinë e shtetit dhe shkak është bërë shpejtësia e tejkaluar.

Teksa po udhëtonte me makinën e tij këngëtari është ndaluar nga efektivët blu të cilët e pikasën duke udhëtuar me shpejttësi tej normave të lejuara.

Ka qenë vetë këngëtari që ka ndarë episodin e pakëndshëm me fansat e tij nëpërmjet një videoje live në Instagram.

Videoja është fshirë nga profili i reperit, por aty këngëtari shprehte revoltën e tij ndaj efektivëve, të cilët i akuzonte se gjithçka ia bënë ‘kastile’.

Stresi shprehej se edhe makinat e tjera po ecnin shpejt, por blutë kanë ndaluar vetëm atë.

“Ma bëjnë kastile se dihen problemet e mia, por edhe te tjerët po ecnin shpejt,”- tha reperi ndër të tjera.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari ka probleme me drejtësinë, pasi ai ka qëndruar për tetë muaj në burgun e Fushë-Krujës, sepse u arrestua në tetor të vitit 2018 në një hotel në zonën e Linzës me lëndë narkotike dhe armë zjarri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco