Sabri Fejzullahu tregon përse ia ndaloi muzikën bashkëshortes Nera

Sabri Fejzullahu tregon përse ia ndaloi muzikën bashkëshortes Nera

09:14, 16/06/2020
A+ Aa A-

Bashkëshortja e Sabri Fejzullahut ka qenë aq e apasionuar pas muzikës saqë e sot e kësaj dite rri zgjuar çdo mbrëmje për të ndjekur ceremonitë e çmimeve Grammy.

Këtë e ka treguar vetë këngëtari në emisionin NiN në Klan Kosova, ku tregoi se ia ka ndaluar muzikën gruas së tij në fillimet e marrëdhënies së tyre.

Por cila është arsyeja?

“Ka qenë shumë e bukur”, është shprehur Sabriu për të shoqen kur moderatori Alaudin Hamiti e pyeti për arsyen.

“Shumë e bukur ka qenë edhe e bukur është ia hëngsha shpirtin. Po ma mer dikush”!, vijoi këngëtari.

Sabriu u shpreh se sot e kësaj dite Nera e përmend këtë fakt dhe i mbushen sytë me lot dhe nuk ka gjë më të keqe se t’i ndrydhësh dikujt ëndrrën.

Ai premtoi se në mbrëmjen e vitit të ri do të këndojë një këngë me gruan e tij, që do të mbahet mend gjatë!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco