Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Çifti i njohur i 'Big Brother Albania' martohen në fshehtësi

Çifti i njohur i 'Big Brother Albania' martohen në fshehtësi

14:41, 15/06/2020
A+ Aa A-

Tea Zhuli dhe Kristi Becka, dy ish-konkurrentët e famshëm të Big Brother Albania duket se janë martuar në fshehtësi.

Kështu konfirmojnë burime pranë çiftit për suplementin “Panorama Plus”, dy vite pas propozimit spektakolar për martesë që Kristi i bëri Teas gjatë Festës së Birrës në qytetin e Korçës.

Por ndonëse thuhet se dyshja ka kurorëzuar dashurinë, nuk bëhet i ditur ende asnjë detaj më tepër, lidhur me një dasmë të mundshme.

Tea dhe Kristi kanë qenë të dy konkurrentë në Big Brother Albania 8 të mbajtur në vitin 2015.

Gjatë spektaklit, Tea pati një lidhje me fituesin e këtij edicioni, Veselin, lidhje që përfundoi dy muaj pas daljes nga shtëpia, në një kohë kur dyshja kishte nisur të bashkëjetonte.

Një vit më pas, u mësua se Tea, kishte nisur një romancë me Kristin, mikun e saj brenda shtëpisë, të cilin tashmë mesa duket e quan bashkëshort.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco