Vanessa Bryant merr vendimin drastik në të mirë të familjes së saj

Vanessa Bryant merr vendimin drastik në të mirë të familjes së saj

12:44, 15/06/2020
A+ Aa A-

Në janar të këtij viti, legjenda e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij 14-vjeçare, Gianna, humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter, së bashku me 7 persona të tjerë.

Tashmë, bashkëshortes së Bryant, Vanessa-s, i duhet të rrisë e vetme 3 vajzat e tjera dhe për t’u shëruar më shpejt nga dhimbja e madhe, asaj i është dashur të marrë vendimin drastik.

Në një postim në InstaStory, Vanessa ka treguar se ajo dhe vajza 17-vjeçare kanë bllokuar të gjitha adresat e fansave të Kobe-it në Instagram.

“Faleminderit shumë për dashurinë! Unë dhe Natalia fatkeqësisht jemi detyruar të bllokojmë të gjitha faqet e fansave sepse ka qenë shumë e vështirë të futesh online dhe të shikosh vazhdimisht foto të të dashurve tanë, Gigi dhe Kobe. Bllokimi i faqeve të fansave ka ndihmuar në ndryshimin e algoritmit. Ju duam, por ju lutem kuptojeni që na u desh ta bënim këtë për t’u shëruar, jo sepse nuk ju vlerësojmë.”- sqaron Vanessa ndjekësit në një postim në Instagram.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco