'Detaje pikante që s’janë parë kurrë', Wanda Nara zbulon projektin e radhës

'Detaje pikante që s’janë parë kurrë', Wanda Nara zbulon projektin e radhës

20:35, 14/06/2020
A+ Aa A-

Wanda Nara është gati për hapin e radhës. Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, sulmuesit të PSG-së, po punon për realizimin e një seriali televiziv rreth jetës së saj. Modelja argjentinase rrëfen gjithçka për Gente, duke zbuluar planin e saj për këtë nismë.

“Dy kompani shumë të mëdha, më kanë kërkuar këtë vit që të tregoj jetën time në një serial. Njëra është Netflix, ndërsa tjetra HBO. Po mendohem se si ta strukturoj historinë time. Seritë do të ishin të gjata nëse e nis gjithçka nga fëmijëria ime, do të duhej një tjetër pandemi për t’i parë të gjitha.

Do të kishte shumë kapituj dhe shumë personazhe. Këtë javë duhet të fillojmë të shkruajmë skenarin, do të bëhet një punë e shkëlqyer. Shumë njerëz mendojnë se dinë gjithçka për mua, por ju betohem që shumë detaje pikante nuk janë bërë kurrë publike.

Shumë pjesë të serialit do të xhirohen në Argjentinë, por pjesa më e madhe do të xhirohet në Evropë. Aktori që do të më luajë? Nuk ia kam idenë, nuk arrij të imagjinoj dikë që do të luajë rolin tim“, deklaron Wanda Nara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco