Thanë se ‘Hyrremi’ e ndau nga e dashura, aktori turk merr vendimin e papritur

Thanë se ‘Hyrremi’ e ndau nga e dashura, aktori turk merr vendimin e papritur

16:29, 14/06/2020
A+ Aa A-

Aktori turk Ça?lar Ertu?rul ka qenë ditët e fundit shumë i komentuar në portalet turke për shkak të thashethemeve të ndarjes së tij nga e dashura. Thuhet se Ça?lar Ertu?rul është ndarë nga e dashura e tij, Kayla Manukyan pas 3 vitesh dhe sipas mediave turke shkak është bërë aktorja Meryem Uzerli, e njohur si “Hyrremi” nga seriali “Sulltani i madhërishëm”.

Burime për mediat turke tregonin se Meryem e ka pëlqyer shumë aktorin dhe kanë nisur të komunikojnë. Sipas tyre kjo ishte edhe arsyeja e ndarjes së çiftit. Lajmet për Ça?lar Ertu?rul kanë mbushur faqet e gazetave, portaleve turke dhe faqeve në Instagram.

Kështu i detyruar aktori ka marrë një vendim dhe ka bllokuar që dikush ta etiketojë në Instagram. Siç duket Ça?lar Ertu?rul është shqetësuar nga lajmet e shumta për të dhe ka vendosur të reagojë në këtë mënyrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco