Publikuan këngën e re, Ledri Vula c’nuk thotë për Mc Kreshën

Publikuan këngën e re, Ledri Vula c’nuk thotë për Mc Kreshën

12:34, 14/06/2020
A+ Aa A-

Dy nga yjet e hip-hopit shqiptar, Ledri Vula dhe McKresha janë bërë sërish bashkë së fundmi për të sjellë hitin e radhës.

Kënga e dyshes së suksesshme titullohet “Gjiganta” dhe është publikuar mbrëmjen e së shtunës, si pjesë e albumit “10/10” të Ledrit.

“T’u shëtit me gjiganta je…”-këndojnë Vula dhe Kresha në këngën që duket se do të bëjë namin përgjatë kësaj vere.

Image

Pas publikimit të këngës Ledri ka shprehur publikisht vlerësimin ndaj Kreshës në postimin e bërë nga ky i fundit.

'Këngët me shokë i kam nis ty, titulli i këngës "Gjiganta" të shkon ty. Nuk të shoh vetëm si shok e artist të madh por dhe si kontribuesin më të madh të Hip Hopit", ka shkruar Ledri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco