Jeta e Françeska Jaçes në karantinë, nga flirti me personazhin publik tek llogaria në bankë

Jeta e Françeska Jaçes në karantinë, nga flirti me personazhin publik tek llogaria në bankë

11:33, 14/06/2020
A+ Aa A-

Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, aktualisht i është dedikuar biznesit të saj (një agjencie udhëtimesh) dhe jetës si modele “Instagrami”, ku shpesh pozon topless.

Edhe këtë sezon veror, ajo e nisi me një pozë topless nga pishina, ndërkohë që ka marrë shumë komente e reagime nga ndjekësit.

Image

Por Françeska nuk qëndroi në heshtje as gjatë izolimit në karantinë, ku nëpërmjet komunikimeve të saj publike me ndjekësit në “Instagram” tregoi se s’e kishte kaluar aspak keq.

Gjatë një bashkëbisedimi me fansat e saj në “Instagram”, ajo rrëfeu disa detaje nga jeta e saj. Pyetjet e fansave ishin nga më pikantet, ndërsa Françeska filloi të kthente përgjigje me dy alternativa: “e kam bërë” ose “s’e kam bërë”.

“Je bërë dru me mall?”, ishte një nga pyetjet dhe ish-banorja e “Big Brother” e ka pranuar. Gjithashtu, Françeska Jaçe i është përgjigjur me “e kam bërë” pyetjes së ndjekësit: “Ke bërë seks në kohë karantinimi?”

Image

Ndërsa pyetjes: “A ke vazhdu me vesh të brendshme?”, ajo i është përgjigjur me “s’e kam bërë”, duke treguar se nuk i ka aspak në preferencë. Ndër të tjera, ajo tregoi se gjatë kësaj periudhe po flirtonte me një personazh të njohur publik, por që zgjodhi ta mbante sekret emrin e tij.

Sipas komentuesve, flirti tashmë ka evoluar pas daljes nga izolimi dhe Françeska mund të ketë krijuar një lidhje që i kalon caqet e një flirti. Ajo nuk ka preferuar të flasë hapur, ndërkohë që ka publikuar së fundmi në profilin e saj në “Instagram”, foto ku shfaqej topless buzë një pishine.

Image

Françeska i ka lënë shumë pak vend imagjinatës teksa është shfaqur seksi, duke nxjerrë në pah edhe të pasmet. Nuk është hera e parë që modelja pozon me foto të zhveshura, duke marrë një lumë komentesh.

Natyrshëm lind pyetja: A është prekur buxheti i Françeskës nga pandemia dhe si e ka gjendjen me paratë, pasi biznesi i saj lidhet me turizmin dhe fluturimet. Ndërkohë që ky lloj biznesi është pezulluar, Françeska ka zbuluar edhe gjendjen e saj ekonomike me postimet në “Instagram”.

Image

Teksa ka publikuar një meme përmes disa fotove ilustruese, ajo tregoi se si sillet një Bricjap (shenja e saj e horoskopit) kur mbetet pa para dhe llogaria bankare e saj mbetet bosh.

“Llogaria ime bankare bosh”, shkruante Françeska. Gjithsesi, ajo nuk e kaloi keq karantinën, pasi publikoi disa foto në “Instastory”, ku shihej teksa shijonte shampanjë dhe cigare nën rrezet e diellit në Durrës.Panoramaplus.al

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco