Laura Kërrliu në Syri Tv: Jam e vetmja këngëtare shqiptare që prodhojë muzikë me ritme latine

Laura Kërrliu në Syri Tv: Jam e vetmja këngëtare shqiptare që prodhojë muzikë me ritme latine

14:02, 09/06/2020
A+ Aa A-

 Laura Kërrliu, këngëtarja nga Shkupi ka qenë e ftuar në “Kafe shqeto” në Syri Tv, për të folur mbi klipin e ri “Nata e fundit”.

Këngëtarja pohoi se xhirimet janë bërë në Shkup dhe se periudha e karantinimit e ka ndihmuar për të punuar gjatë.

“Një gjë pozitive prej kësaj situate është që ne arritëm të punojmë, të zgjedhim skenat ta përfundojmë, ta kompletojmë si projekt dhe pastaj ta lançojmë”, tregoi Kërrliu.

“Nata e fundit” ka ritme të muzikës latine, ndërsa Laura është e vetmja këngëtare shqiptare, që i mëshon vallëzimeve.

Ajo ka dashur të shkrijë në një muzikën dhe lëvizjet.

“Jam e vetmja këngëtare shqiptare që ka nxjerrë këngë baçata. Unë me vallëzimin, definitivisht, është dashuria ime e dytë pas muzikës dhe pas këndimit, kështu që nuk mund të them, që do e mbyll ndonjëherë atë kapitull, ndaj gjeta një mënyrë që ti bashkojë dy dashuritë në një”, është shprehur Laura.

Këngëtarja, që ka qenë pjesë e X Factor në Shqipëri duket se është pozicionuar mirë në tregun muzikor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco