Dafina reagon pas intervistës: Kam turp të shoh veten time...

Dafina reagon pas intervistës: Kam turp të shoh veten time...

13:59, 09/06/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Dafina Zeqiri ka dhënë një intervistë në emisionin e Alaudin Hamitit “NIN”.

Daljet e saja nuk janë shumë të shpeshta, prandaj ajo zbuloi dhe shumë të pathëna për publikun ditën e djeshme 

Sot në InstaStory ajo na zbulon dhe diçka të re nga vetja.

Këngëtarja në dukje është një tip moskokçarës e që s’e vret mendjen për asgjë, por kur vjen puna tek ndjekja e intervistave të saj, puna ndryshon paksa.

Këngëtarja e hitit “A je pendu” tregon se ajo ka qenë në studio duke punuar ndërkohë që intervista e saj po transmetohej live në TV dhe kjo jo rastësisht.

“Për arsye të ndryshme mua më vjen turp të shoh intervistat e mia, të shoh veten time teksa flas! Ichhh.”- vazhdon më tej këngëtarja.

Mund të na duket e çuditshme që ajo, Dafina Zeqiri të ketë probleme të tilla, por ja që ndodh që edhe vajzat e ekranit të kenë komplekse.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco