Çfarë e theu akullin mes tyre pas dy vitesh? Noizy pajtohet me Encën

Çfarë e theu akullin mes tyre pas dy vitesh? Noizy pajtohet me Encën

20:43, 06/06/2020
A+ Aa A-

Marrëdhënia e dy këngëtarëve të njohur, Noizy dhe Enca Haxhia, ka tërhequr jo pak vëmendjen e publikut që prej momentit kur të dy vendosën të vazhdonin rrugëtimin artistik të ndarë nga njëri-tjetri.

Së fundmi, një video në “Instastory” ku Enca është shfaqur duke kënduar këngën ‘Bow Down’ në bashkëpunim me Noizyn, i ka bërë të gjithë të mendojnë se tani dyshja e artistëve i ka lënë në të shkuarën problemet e tyre.

Deri më tani, vetë Noizy dhe Enca nuk janë prononcuar rreth këtij raporti, megjithatë, disa javë më parë, e pyetur në “Instastory” nga fansat e saj nëse e ka menduar pajtimin me Noizyn, Haxhia pohoi se “po”.

Dy prej personazheve më të njohura të showbizz-it shqiptar, Enca dhe Noizy, kohë më parë sollën bashkëpunimin e suksesshëm “Bow down”, që theu rekorde shikueshmërie në “YouTube”.

Mirëpo, para dy vitesh kjo këngë u fshi nga “YouTube”, edhe pse kishte mbi 100 milionë klikime. Të gjithë menduan se ishte Enca ajo që e kishte fshirë këtë video, por e vërteta doli se ishte Noizy dhe këtë e tregoi vetë miku i ngushtë i Noizyt, Don Vidi. Ndonëse nuk është më në “YouTube”, kjo këngë është në repertorin e dyshes dhe këtë e tregoi Enca në postimin e saj në “Instagram”.

Ajo i pyeti fansat e saj se cila është kënga e preferuar e tyre nga repertori i saj dhe nga përgjigjet dëshmoi se ishte “Bow Down”. Ndërkohë që Encën e pamë si aktore në filmin e Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, Noizy si rrallëherë bëri një rrëfim për veten para fëmijëve të programit të Alketa Vejsiut “Në kurthin e Piter Pan”.

/Panoramaplus.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco