Lidhja që zgjati sa karantina, Kejvina Kthella ndahet e lënduar nga reperi në SHBA

Lidhja që zgjati sa karantina, Kejvina Kthella ndahet e lënduar nga reperi në SHBA

17:23, 06/06/2020
A+ Aa A-

Lidhja e ish-velinës Kejvina Kthella me reperin Seven Saraqi zgjati aq sa karantina. Pak ditë më parë, modelja e “Instagram”-it ka deklaruar se jo vetëm që është ndarë nga këngëtari, por edhe ka mbetur e lënduar nga kjo lidhje, ku provoi edhe bashkëjetesën në apartamentin e tij luksoz në SHBA.

Kejvina publikoi një video në “Instastory”, ndërsa dëgjohej duke kënduar këngën e këngëtarit latin Lunay me titull “Soltera” dhe nëpërmjet buzëve, ish-velina pohon se të jesh beqare është tashmë në modë.

Kështu, ajo ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se tashmë është single dhe i ka dhënë fund marrëdhënies së shumëpërfolur me reperin Saraqi. Pas kësaj videoje, çka e përforcoi më shumë faktin që çifti janë ndarë ishin edhe vetë statuset e Kejvinës.

“E urrej të krijoj afrimitet me njerëzit në këto kohë, gjithmonë pendohem që bëra kaq shumë për ta, u kujdesa dhe ndjeva shumë”, shkruan në bukuroshja bionde.

“Motër, kushtoju vëmendje shenjave, ndonjëherë gjërat janë vërtet ashtu siç duken”, shkruante në një tjetër status Kejvina Kthella.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco