Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kjo është vajza që gjeti guximin dhe rrëfeu para kamerave historinë e saj të përdhunimit

Kjo është vajza që gjeti guximin dhe rrëfeu para kamerave historinë e saj të përdhunimit

12:59, 06/06/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e kaluar, Shefi i Stacionit Policor në Fushë Arrëz, u vu në pranga pasi u akuzua se ka përdhunuar një vajzë në prill të vitit 2015.

I. Duraku dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e cila kishte shkuar në polici për të denoncuar përdhunimin.

 “Polici ka bërë një gjest shumë të poshtër, e ka nxjerrë dymijëlekëshin, dhe e ka lënë në tavolinë, më pas e ka futur në mes të shkresës”, thotë Adriana, dëshmia e të cilës do të publikohet sot e plotë.

27-vjecarja e rritur jetime në Shkodër ka arritur të gjejë forcën për t’i treguar dhe denoncuar në polici abuzimin nga personat që kishin për detyrë që ta mbronin dhe kujdeseshin.

Historinë e saj 27-vjecarja e ka treguar edhe për emisionin “Dua të të bëj të lumtur” .

Vajza është e sigurt tashmë nën mbrojtjen e policisë.

Ajo ka marrë statusin e posaçëm, ndërsa një hetim në shkallë të gjerë ka nisur prej kohës në ndjekje të personave të përfshirë në përdhunim me disa fëmijë jetimë në Shkodër, mes tyre dhe Duraku.

Rrëfimi i saj i plotë pritet të nxjerrë në dritë dhe emra të tjerë të njohur, ndërkohë që një debat i madh ka nisur nëse emisioni duhej apo jo të transmetohej.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nesër, ora 21.00 në @topchannelalbania rrëfimi tronditës i Adrianës. @duatetebejtelumtur.tch

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco