Pas Floyd një tjetër video shokuese/ Një afroamerikan vritet nga policia

Pas Floyd një tjetër video shokuese/ Një afroamerikan vritet nga policia

11:01, 06/06/2020
A+ Aa A-

Një video e re ku policia shfaqet teksa dhunon një tjetër afroamerikan ka tronditur sërish Amerikën.

Pas vdekjes së George Floyd një tjetër situatë e ngjashme është rregjistruar në Tacoma në shtetin e Uashington-it.

Në video shfaqet një afroamerikan i cili hidhet papritmas në tokë nga agjentët të cilët më pas shkelmojnë dhe grushtojnë.

33 vjeçari i quajtur Manuel Ellis vdiq më vonë ndërsa ai ishte në paraburgim.

Sipas New York Times një grua që ishte pas makinës së policisë ka dëgjuar të riun teksa bërtiste: Stop, o Zoti im ndali’.

Ky episod ka ndodhur në datën 3 mars të këtij viti.

Ndërsa policia mbrojti veten duke thënë se ishte viktima ai që sulmoi i pari, megjithesë në video nuk duket asnjë përpjeke nga ana e të riut për të sulmuar policët. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco