Melania e bëri sërish , refuzoi Donald Trump në publik dhe videoja virale po për hapet me shpejtësi kudo

Melania e bëri sërish , refuzoi Donald Trump në publik dhe videoja virale po për hapet me shpejtësi kudo

23:32, 05/06/2020
A+ Aa A-

Nuk është hera e parë që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëhet pjesë e videove të ndryshme virale që qarkullojnë në internet. Në të vërtetë që prej përzgjedhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë e deri më sot, ka ‘’ushqyer’’ faqet e memeve me gafat dhe sjelljet e dyshimta si në marrëdhënie me Melanian, por edhe me krerët e ndryshëm të shteteve.

E mbani mend kur Zonja e Parë e Amerikës refuzoi me çdo kusht të kapej dorë për dore me bashkëshortin? Videot që bëhen virale në rrjet, shpesh duken si parodi, por ja që janë thjesht realitet. Këtë herë, i ka ardhur momenti sjelljes së radhës nga ana e Melania-s, për t’i fokusuar sytë tek ajo. Çifti, në një dalje publike në Washington, duket se nuk kanë ndarë të njejtin mendim për prezantimin e tyre tek mediat.

Melania ka preferuar të mos buzëqeshë, ndërsa Presidenti i SHBA i ka kërkuar të kundërtën. Trump është parë duke i thënë bashkëshortes të reagojë, ndërsa kjo e fundit ka refuzuar disa herë. Pas kësaj, ajo ka tentuar të vërë pak buzën në gaz, për më pak se – ndoshta – një sekond.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco