Do të martohet në korrik me partnerin e saj? Flet aktorja e njohur turke

Do të martohet në korrik me partnerin e saj? Flet aktorja e njohur turke

22:36, 05/06/2020
A+ Aa A-

Aktorja Hande Erçel është gjithmonë në vëmendje të mediave turke për jetën e saj private dhe lidhjen me këngëtarin Murat Dalkiliç. Së fundmi u përfol se aktorja 26-vjeçare do t’i japë fund beqarisë. Madje u zbulua se çifti do të martohen në korrik me një dasmë private.

Pas këtyre thashethemeve, Hande ka reaguar në një intervistë së fundmi ku tregoi se ata ende nuk e kanë në plan diçka të tillë.

“Kismet. Nuk ka një gjë të tillë për momentin. Ne të dy po merremi me punën tani. Të shohim çdo ndodhë në të ardhmen”-tha aktorja. Hande zbuloi gjithashtu edhe suksesin e një marrëdhënie të gjatë. Ajo tregoi se gjëja më e rëndësishme është respekti për njëri-tjetrin.

“Gjëja më e rëndësishme për një lidhje është respekti. Një lidhje nuk funksionon pa respekt”-tha aktorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco