Kreshnik Jonuzi në Syri TV: Të pathënat e ndeshjeve të kombëtares, dua që bota të njohë Shqipërinë

Kreshnik Jonuzi në Syri TV: Të pathënat e ndeshjeve të kombëtares, dua që bota të njohë Shqipërinë

16:25, 05/06/2020
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin “Kafe shqeto” në Syri TV, regjisori Kreshnik Jonuzi ka folur për “Triumfin”,  filmin-dokumentar,  që përcjell rrugëtimin  e kombëtares në Kampionatin Europian. Por, Jonuzi tregon se nuk është ndalur vetëm këtu. Regjisori ka rrëmuar në histori për ta njohur botën me Shqipërinë. 

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë. Ka pesë vite që punohet për këtë film.  Kemi kaluar gjithë ekipin që ka shkuar në Europian, kur kishin ndeshjen me Serbinë. Kjo ishte një mënyrë për të treguar jo vetëm historinë e kombëtares, po dhe të popullit shqiptar, kudo që ndodhet”, ka thënë regjisori.

Kreshnik Jonuzi rrëfen se filmi është pritur mjaft mirë në festivale. Në Meksikë shikuesit e kanë pëlqyer shumë dhe tashmë dinë më tepër për Shqipërinë.

I pyetur nga moderatori Flavio Qarri se si do ia bënte që ndeshja të dilte vizualisht më emocionuese, Jonuzi u shpreh: Është mirë nëse bëhen xhirime me kamera, që përdoren për filma artistik. Është një mënyrë shumë interesante, që tregon topin, figurat e lojtarëve dhe imazhet në dhomat e zhveshjeve. Mund të tregosh edhe futboll, po dhe anën artistike.

Më tej, regjisori ka pohuar se do të donte të realizonte një film për heroin tonë kombëtar, Skënderbeun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco