Ronaldo mbreti i fitimeve në ‘Instagram’

Ronaldo mbreti i fitimeve në ‘Instagram’

09:58, 05/06/2020
A+ Aa A-

Rrjeti social Instagram po rezulton shumë fitimprurës për shumë persona të famshëm që mjafton një postim në këtë platformë për të shtuar llogaritë e tyre bankare me qindra mijëra euro.

Cristiano Ronaldo padyshim është “mbreti” i “Instagramit”, teksa arrinte fitojë shuma të majme nga ky rrjet social.

Vetëm në 12 muajt e fundit, falë 43 postimeve me sponsorizime, ylli portugez ka arritur të fitojë plotë 41.7 milionë euro.

Një shumë e madhe kjo e fituar nga Ronaldo, duke ditur se paga e tij te Juventusi është 27.3 milionë euro, para reduktimit të saj për shkak të shpërthimit të pandemisë.

Në vendin e dytë për fitime nga “Instagrami' renditet Leo Mesi.

Ky i fundit në 12 muaj, ka fituar 25.2 milionë euro, një diferenca e madhe në krahasim me Ronaldon.

Në vendin e 3-të qëndron modelja e njohur, Kenall Xhener, e cila është femra më e ndjekur në “Instagram” dhe ka fituar 21.2 milionë euro, duke u ndjekur nga motra e saj, Kajli Xhener, me 16.2 milionë euro në vit.

Deivid Bekam renditet në vendin e 6-të me 9.6 milionë euro fitme, për të vazhduar më pas me Nejmar në vendin e 8-të me 6.7 milionë euro fitime dhe në Ibrahimoviç në vendin e 10-të me 6.3 milionë euro fitime nga “Instagram”-i.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco