Habit me deklaratën e tij Higuita: Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Pablo Escobar-it

Habit me deklaratën e tij Higuita: Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Pablo Escobar-it

09:01, 05/06/2020
A+ Aa A-

Intervistuar nga kanali argjentinas Fox Sports, ish portieri historik i Kombëtares Kolumbiane Rene Higuita ka folur për arrestimin që pësoi për shkak të marrëdhënies presonale të tij me ‘Mbretin e kokainës’ Pablo Escobar.

‘Autoritetet në Kolumbi më thanë që të dorëzoja Pablo Escobarin që të mos arrestohesha- nis rrëfimin e tij Rene duke shtuar më tej- ata e dinin që isha e pafajshëm por filluan t’i fusnin në burg të njohurit e tij. Njërëzit më konsideronin mikun e tij pasi e vizitova në burgun e La Catedrales. Unë u përgjigja se nuk dija asgjë por edhe sikur të dija nuk do të tregoja. Ishte detyrë e autoriteteve që të zbulonin. Unë i jam mirënjohës përgjithmonë Pablo Escobarit pasi ishte i vetmi që bëri ndriçimin e fushave të futbollit, pasi askush tjetër nuk i mori përsipër.’

‘Unë jam shoku i të gjithëve –vazhdon trajneri aktual i portierëve të Atletico Nacional. Që unë isha mik i Pablo Escobar nuk do të thotë që unë isha tregtar droge. Disa më pëlqejnë të tjerët më konsiderojnë armik. Ajo që më mbush me krenari është se jam futbollist’ është shprehur Higuita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco