Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Ja pse Tayna përfundoi gabimisht në revistën prestigjioze Daily Mail

Ja pse Tayna përfundoi gabimisht në revistën prestigjioze Daily Mail

13:55, 04/06/2020
A+ Aa A-

Së fundmi pjesë e protestave në SHBA për vdekjen e George Floyd ka qenë edhe reperi i famshëm botëror Tayga.

Ai është përfolur shumë nëpër mediat e huaja për lidhjen dhe më pas ndarjen nga Kylie Jenner.

Në protestë ai është shfaqur me një shoqen e vet të quajtur Tayna.

Të dy kanë qenë të veshur me rroba të zeza dhe me maskë në fytyrë.

Image

'Daily Mail”, ka shpërndarë fotot e dyshes në protestë dhe për shkak të emrit të njëjtë, është ngatërruar dhe ka publikuar fotot e reperes Tayna nga Kosova.

“Tyga u shfaq për të mbështetur protestat e vazhdueshme mbi vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Tayna, një influencuese dhe këngëtare që i ngjan ish-it të tij, Kylie Jenner”, shkruan Daily Mail.

Kjo ngatërresë mund të ketë ardhur edhe për shkak se reperi e ndjek reperen Tayna në Instagram.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco