‘Iu thaftë asaj që ta lë ty!’ Fjoralba Ponari reagon ashpër ndaj ndjekësit që e ngacmoi seksualisht

‘Iu thaftë asaj që ta lë ty!’ Fjoralba Ponari reagon ashpër ndaj ndjekësit që e ngacmoi seksualisht

13:40, 04/06/2020
A+ Aa A-

Fjoralba Ponari rikujtoi me anë të disa postimeve në Instagram të gjitha rastet e përdhunimeve që kanë ndodhur në Shqipëri kohët e fundit.

Dhe ndërsa moderatorja shprehte indinjatën për ngjarjet e rënda, në inbox-in e saj i ka ardhur një mesazh me përmbajtje seksuale.

“Ec të kapi ty mirë njëherë se shumë je për …, ta ha …”- i shkruan djali në mesazh.

Moderatorja iu është kthyer ashpër duke i thënë: “Hënksh veten dhe ju thaftë asaj që ta lë ty shpellar.”

Ndërsa shprehur edhe zemërimin ndaj nënave shqiptare për edukimin që u kanë dhënë djemve.

“U lumtë moj nëna shqiptare për bijtë që keni rritur,”– shtoi ajo.

Image

Ndërkohë pak kohë më parë në një mini-intervistë të zhvilluar me ndjekësit në rrjetet sociale, Fjoralba u pyet nëse virgjëria në Shqipëri është tabu apo injorancë.

Moderatorja befasoi me përgjigjen duke thënë se ka meshkuj që vetë bredhin lule më lule dhe nusen e duan të virgjër. Ndërsa shtoi se vajzat qepen kur vjen martesa.

“Përsa kohë ka meshkuj që bredhin lule më lule vetë, por nusen e duan të virgjër .. e femra që zgjedhin të kenë marrëdhënie kur vjen koha e martesës në fund qepen sikur ajo pikë e gjakut do i vërë vulën zgjedhjeve të së kaluarës së saj… Flasim për tabu… Aty ku me ndërgjegje himeni vlen më shumë se emocionet dhe dëshirat individuale”– u përgjigj ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco