Foli për racizëm por Max Lopez del zbuluar nga Benevenuto

Foli për racizëm por Max Lopez del zbuluar nga Benevenuto

11:50, 04/06/2020

Vdekja e George Floyd, shkaktoi një valë protestash të dhunshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Si shumë figura të njohur të sportit dhe Maxi Lopez foli kundër racizmit ditën e djeshme.

Megjithatë pas këtij qëndrimi të Lopez erdhën shumë akuza serioze për ish bashkëshortin e Wanda Narës nga Marcelo Benevenuto, mbrojtës i Botafogo.

Braziliani ka treguar një episod kur Max Lopez luante në Brazil me fanellën e Vasco da Gamës.  

 ‘Zezak m...ishin fjalët që Lopez më tha teksa ishim në fushë. Është lojtari më budalla që unë kam luajtur. Nuk reagove dhe nuk fola me askënd për këtë. Vazhdova lojën por kur u ktheva në shtëpi u ula dhe mendova: Nëse luajnë sërish me Vascon unë nuk do të jem ' është shprehur Benevenuto duke nxjerrë zbuluar Lopezin për deklaratën e tij kundër racizmit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco