Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

YouTuber-ja ‘masakrohet’ në rrjet pasi hoqi dorë nga djali autik i adoptuar

YouTuber-ja ‘masakrohet’ në rrjet pasi hoqi dorë nga djali autik i adoptuar

22:21, 03/06/2020
A+ Aa A-

YouTuber-ja Myka Stauffer, e cila ka 715 mijë subscribers në kanalin e saj, ndan aty gjithçka nga jeta e saj. Gjithashtu, ajo ka parë të arsyeshme t’u tregojë fansave rreth një vendimi që ka marrë në lidhje me djalin e saj të adoptuar.

Tri vite më parë, ajo dhe i shoqi, James adoptuan Huxley-n nga Kina. Por duket se ata kanë hasur vështirësi në rritjen dhe përkujdesin e një fëmije autik dhe morën vendimin e vështirë për ta dorëzuar te një mama tjetër, e cila do të mund të kujdesej më mirë se ata.

“Kur Huxley erdhi në shtëpi kishte shumë nevoja të veçanta, për të cilat ne nuk ishim të ndërgjegjshëm dhe nuk na ishin thënë. Për ne ishte shumë e vështirë të dëgjonim nga mjekët profesionistë gjëra që na kanë mërzitur. Nuk do të donim kurrë të ishim në këto pozita. Jemi përpjekur t’ia plotësojmë nevojat dhe ta ndihmojmë sa më shumë të jetë e mundur. Ne e duam vërtet atë”, -është shprehur YouTuber-ja gjatë videos.

Ajo pranoi se ndihet e dështuar si nënë, por realisht u përpoq të bënte gjithçka për Huxley-n. Ajo kërkoi nga njerëzit që ta respektonin privatësinë e saj gjatë kësaj kohe dhe se s’do të ndante më informacione në lidhje me Huxley-n apo vendimin që kishin marrë. Në fund të videos, ajo shtoi se Huxley është mirë, i lumtur dhe se nëna e tij ka aftësi mjekësore për t’u përkujdesur për të.

Videoja nuk është mirëpritur nga një pjesë e mirë e audiencës, të cilët s’janë aspak dakord me vendimin e YouTubere-s. Madje, disa ndjekës e kanë akuzuar se ajo e ka përdorur adoptimin e Huxley-t për të rritur audiencën në kanalin e saj.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco