Demi-Trumpit: Do të paguash për heshtjen tënde

Demi-Trumpit: Do të paguash për heshtjen tënde

21:43, 03/06/2020
A+ Aa A-

Demi Lovato ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump.

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, është përfshirë në debatin për personat me ngjyrë.

Lovati përmes një postimi i reagoi ashpër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ajo ka shkruar një reagim bashkë me Matthew Scott Montgomery dhe Sirah, pas deklaratave të Trumpit rreth ndalimit të protestave.

“Donald Trump, bëhu lideri që ne kemi nevojë të jesh. Unë në fakt po të lutem, sepse jemi të detyruar që të kemi ty president deri në nëntor, pastaj do të detyrohesh të paguash për heshtjen tënde, për mungesë së udhëheqjes dhe veprimeve”, ka shkruar ajo.

Me moton “Black Lives Matter” tash e sa ditë po protestohet në Amerikë pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco