Ja sa para fitojnë yjet e Turqisë

Ja sa para fitojnë yjet e Turqisë

11:48, 03/06/2020
A+ Aa A-

Gjithmonë janë vënë në dyshim të dhënat rreth pagesave të aktorëve pasi nuk janë nga burime zyrtare.Megjithatë disa burime tregojnë këtë version.

Image

Aktorja e “Hercai”, Ebru Sahin dhe Akin Akinozu, falë suksesit të këtij projekti kanë kapur pagesa shumë të mira rreth 4 dhe 6 mijë euro për një episod. Ebru paguhet 2 mijë euro më pak se Akin, duke konfirmuar edhe pabarazinë mes burrit dhe gruas në industrinë e filmave.

Image

Taner Olmez, i cili luan rol kryesor në serialin “Doktori i Mrekullive” (serial që nis së shpejti në Tv Klan), paguhet rreth 5 mijë euro në një episod. Megjithatë, ky është vetëm projekti i parë i këtyre përmasave për aktorin e ri të talentuar.

Image

Tolgahan Sayssman, bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, mbetet një nga yjet kryesorë të shoëbizit turk. Për një episod të serialit të ri “Kampioni” aktori paguhet rreth 9 mijë euro shkruan Tv Klan.

Image

Burçin Terzioglu (Azad, vajza e Dajës në serialin Ezel), pas suksesit në produksionin e platformës online “Netflix”, i rikthehet serialeve me një pagesë prej 9 mijë eurosh në një episod. Për një aktore jo vetëm të talentuar, por edhe një personazh me influencë në media, një pagesë e tillë është e pranueshme.

Image
Engin Akyürek (Omer në serialin Diamante dhe Dashuri) mbetet një fenomen i kinematografisë turke. Pagesa për një episod shkon rreth 27 mijë euro.

Image

Engin Altan Düzyatan i njohur për rolin e “Ertugrul” është një prej aktorëve më të kërkuar në Turqi. Nuk është surprizë që të jetë ndër më të paguarit në industrinë e filmave. Për serialin e ri diskutohen shumat nga 15 mijë deri në 30 mijë euro për një episod.

Image

Themeluesi i Perandorisë Osmane, Burak Özçivit, në rolin e Osmanit, paguhet më shumë se 40 mijë euro për një episod. Aktori nuk është i dashur vetëm për publikun turk, por edhe jashtë, çka ka bërë që producenti Mehmet Bozda? të nënshkruajë një kontratë për 5 vitet e ardhshme me të. Në xhirimet e Osman pagesa e lartë është e justifikueshme për shkak të vështirësive fizike në skena të ndryshme.

Image

Çagatay Ulusoy (Sarp në serialin “I infiltruari”) paguhet më shumë se 66 mijë euro për një episod të serialit “The Protector” të “Netflix”. Aktualisht, është aktori më i paguar me një shumë fenomenale prej 2,6 milionë eurosh për katër sezonet e serialit. Por ky rast edhe mund të përjashtohet pasi pagat amerikane nuk mund të krahasohen me ato turke. Nëse duket shumë për një aktor turk, pagesa të tilla janë normale në produksionet amerikane, një aktor fëmijë në serialin “Very strange things” fiton 250 mijë dollarë për një episod.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco