Tayson i kafshoi veshin, habit me deklaratën e tij Holyfield : Ja pse jam i lumtur pas kësaj

Tayson i kafshoi veshin, habit me deklaratën e tij Holyfield : Ja pse jam i lumtur pas kësaj

11:09, 03/06/2020
A+ Aa A-

‘ Ja kafshova veshin sepse doja ta vrisja’ kështu është shprehur kampioni i peshave të rënda Mike Tayson kur tregoi për episodin e tmerrshëm të 28 qershor 1997 në ring në Las vegas.

U fol gjatë atëherë për tërbimin e Mike Taysonit i cili në raundin e tretë kafshoi veshin e kundërshtarit të tij Evander Holyfield duke e hedhur më pas në tokë.

Megjithesë kanë kaluar 23 vite tani vjen një deklaratë befasuese nga ‘viktima’ dhënë revistes ‘Times’.

‘Më kushtoi shumë dhimbje, por jam i lumtur që ndodhi ka deklaruar Holyfield- sepse më dha mundësinë të kuptoj se çfarë është falja dhe të flas për të. Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Majk ka shumë më tepër kulturë nga sa mund të mendohet. Ata mendojnë se ai është një i çmendur, në realitet ai sot është biznesmen.Kur plakesh nuk je më i njejti person’.

Kujtojmë që  Mike Tyson i cili në fund të qershorit mbush 54 vjeç dhe Evander Holyfield në tetorin e ardhshëm 58 vjeç po afrohet po përgatiten të hyjnë sërish në ring  të ardhurat e të cilës do të shkojnë të gjitha për bamirësi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco