Arbana Osmani zbulon një tjetër histori tronditëse të një 12 vjeçareje

Arbana Osmani zbulon një tjetër histori tronditëse të një 12 vjeçareje

07:39, 03/06/2020
A+ Aa A-

Skandali i këtyre ditëve të fundit ku roja i shkollës në Tiranë abuzoi për 3 vite me një të mitur ka tronditur opinioni publik.

Por në të vërtetë kjo ngjarje e hidhur thjesht sapo na rikujtoi që rastet në fakt janë të shumta thjesht vajzat e abuzuara nuk kanë patur guximin e mjaftueshëm për të treguar të vërtetën e hidhur.

Historia e 15-vjeçares që u përdhunua dhe u kërcënua nga roja i shkollës dhe nga 3 të rinj, ka hapur pikërisht sirtarin e historive që thjesht kishin zënë pluhur dhe nuk dilnin në dritë nga frika që kishin nga abuzesi, por më së shumti frika nga paragjykimet e njerëzve.

Moderatroja e njohur Arbana Osmani nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë me dije që ditën e shtunë tek “Dua të të bëj të lumtur” do të na rrëfejë një histori akoma më tronditëse.

Ajo ka treguar se për herë të parë në një studio televizive një vajzë 12 vjeç do tregojë sesi roja e jetimores ka abuzuar me të seksualisht, edhe kur ajo e ka denoncuar.

“Të shtunën, më 6 qershor tek “Dua të të bëj të lumtur” një vajzë rrëfen për herë të parë në një studio televizive se si është abuzuar që në moshë 12-vjecare nga roja i jetimores së Shkodrës dhe pasi e ka denoncuar në polici, ky i fundit ka abuzuar me të”, ka shkruar Osmani, duke bërë të ditur historinë e cila me siguri do të ngjallë shumë diskutime.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco