Adele thyen heshtjen, flet për vrasjen e George Floyd

Adele thyen heshtjen, flet për vrasjen e George Floyd

19:29, 02/06/2020
A+ Aa A-

Adele nuk kishte dhënë ndonjë koment lidhur me këtë çështje deri më tani.

Adele ka thyer heshtjen e saj për vrasjen e George Floyd, vdekja e të cilit u bë më 25 maj në arrest policor, çfarë ka ngjallur protesta në të gjithë botën.

Këngëtarja 32-vjeçare shkoi në Instagram të hënën, duke ndarë një fotografi të Floyd, teksa këmbëngul se racizmi është i gjallë ende në tërë botën ’.

Të Premten, ish-oficeri i policisë Derek Chauvin u akuzua për vrasje të shkallës së tretë, pasi në një video shihet duke shtypur në fyt me gju George Floyin teksa i ndjeri veçse ishte dorëzuar.

Duke mbështetur  lëvizjen Black Lives Matter, këngëtarja fituese nga Grammy shkroi “Vrasja e George Floyd ka dërguar valë shoku në të gjithë botën.

Protestat dhe marshimet po ndodhin në të gjithë globin njëkohësisht dhe vetëm po fitojnë vrull. Pra, zemërohuni me të drejtë, por përqendrohuni! Vazhdoni të dëgjoni, vazhdoni të kërkoni dhe vazhdoni të mësoni”, shkruan Adele.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco