Noizy tregon historinë e dhimbshme nga fëmijëria dhe ka lidhje me racizmin

Noizy tregon historinë e dhimbshme nga fëmijëria dhe ka lidhje me racizmin

08:32, 02/06/2020
A+ Aa A-

Reperi i njohur Noizy ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në programin “Në kurthin e Piter Pan”, ku foli për fëmijërinë e tij dhe momentin kur u përball me racizmin në moshë fare të vogël.

Ai emigroi që 10 vjeç drejt Londrës, dhe kur vazhdoi shkollën atje kishte mjaft raste kur përbuzej vetëm sepse ishte emigrant.

Noizy shprehet se s’do ta harrojë kurrë momentin kur e çuan nga tavolina e bukës sepse ishte i ardhur dhe e kujton atë moment kur ka qarë nga trishtimi.

“Jam ballafaquar shumë herë me racizmin. Kam ikur 10 vjeç në Angli mbaj mend një gjë që sdo e harroj kurrë. Këtu jemi mësuar të ecim të përqafuar dhe ndajmë gjerat me njëri tjetrin, jam shumë i lumtur që funskionon kështu tek ne. Vazhdova shkollën në Angli, ishte dita e parë që mbaroi mësimi dhe kisha pushimin, shkova tek salla ku hajmë bukë mora ushqimin dhe ulem tek tavolina, ishin disa çuna me ngjyrë të bardhë dhe mendova se ishin më të urtit, kur u ula më thanë çohu nga tavolina në anglisht. Pse pyeta unë? Sepse ti je refugjat dhe nuk ke vend këtu në tavolinën tonë. Atë ditë kam qarë dhe kuptova sa e vështirë është të përdorësh racizëm kundër një fëmije”.

Reperi i njohur u shpreh se një shtet si Anglia e bëri burrë pak para kohe, ndërsa u dha një këshillë prindërve që të lejojnë fëmijët të shijojnë rininë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco