Thonë se është i lidhur me ‘Sanemin’, ja çfarë thotë aktori i njohur turk

Thonë se është i lidhur me ‘Sanemin’, ja çfarë thotë aktori i njohur turk

21:35, 01/06/2020
A+ Aa A-

Aktorja Demet Ozdemir të cilën e njohim si “Sanem”, nga seriali “Erkenci kus”, së fundmi po përflitet se ka nisur një lidhje të re. Mediat turke kanë raportuar se Demet është në një lidhje me Kerem Bursin. Ky i fundit është shumë i njohur nga seriali “Dyshja fantastike”, që është transmetuar në TV Klan.

Thashethemet për lidhjen e tyre u shtuan kur Kerem gjatë një videoje live në Instagram mbante një gotë me shkronjën D. Aktori ditët e fundit u ndalua nga gazetarët teksa po dilte nga një kompani produksioni. Ai përshëndeti gazetarët që e pritën në shi pas disa orëve mbledhje dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre.

Një prej gazetarëve e pyeti aktorin nëse janë të vërteta thashethemet se ai është lidhur me Demetin. Kerem preferoi të mos përgjigjej duke thënë se nuk dëshiron t’ë hyjë në këto tema. “Le të mos hyjmë në këto tema. Kemi tema më shumë të rëndësishme për të folur”-tha Kerem.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco