Mesude i dorëzon Ejlylit diskun e aksidentit, nesër në ‘Lule të vetmuara’

Mesude i dorëzon Ejlylit diskun e aksidentit, nesër në ‘Lule të vetmuara’

18:24, 01/06/2020
A+ Aa A-

Mesude deh Kemalin dhe i merr diskun. Banu kërcënon Ekremin se do tregojë gjithçka për lidhjen e tyre. Ekrem godet Banun dhe e paralajmëron të qëndrojë larg familjes së tij. Kader detyrohet t’i lajë rrobat në tualetin e shkollës pasi në jetimore nuk ka më ujë.

Ajo kapet mat nga Alejna dhe Merve. Merve merr kanotjeren e Kaderit dhe tallet me të në mes të shkollës. Xhenk ndalon Merven ndërsa Toprak shuan sherrin mes tyre. Merve dhe Alejna detyrohen t’i kërkojnë falje Kaderit.

Kemal dhe Nazan takohen për të shkëmbyer diskun me paratë. Kemal i jep Nazanit diskun e gabuar pa e ditur se të vërtetin e ka Mesude. Nazan xhindoset dhe kërcënon Kemalin. Kader mëson se Ekrem ka rrahur Banun.

Mesude i jep Ejlylit diskun. Gjykata e lë në burg Seherin. Meral i lutet gjykatësit të ndryshojë vendimin dhe merr fajin përsipër. Seherin e çojnë në burg. Kemal i bën presion Mesudes që t’i japë diskun. Mesude i tregon se ia ka dhënë Ejlylit. Nazan shkon tek Emine dhe i thotë se vrasësi i Gokhanit është Kemali./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco