Mandi i Nishtullës: E shava Edi Ramën se nuk isha i sigurt në doganë, kam qenë 4 herë i martuar

Mandi i Nishtullës: E shava Edi Ramën se nuk isha i sigurt në doganë, kam qenë 4 herë i martuar

15:41, 01/06/2020
A+ Aa A-

Mandi i muzikës tallva apo siç e njohin të gjithë, Mandi i Nishtullës ka qenë i ftuarit në emisionin ‘Kafe shqeto’ të Flavio Qarrit, në Syri TV, për të treguar rreth videove, në të cilat shante Edi Ramën, rikthimin me projekte të reja, si dhe detaje të tjera nga jeta private.

Mandi ka pohuar se  prej kohësh, tashmë, ka filluar puna për ritme më moderne të tallavasë.

Po ashtu, ai pohoi se koncertet për këtë vit janë anuluar.

Sapo kishte nisur periudha e izolimit, Mandi kishte ngelur në Mal të Zi. Në rrjet, qarkulloi një video, në të cilën, këngëtari i muzikës tallava shante Edi Ramën.

Lidhur më këtë temë, Mandi u shpreh kështu:  Nuk isha i sigurt në doganë, ndaj e shava Ramën. Edhe familja ishte në shtëpi vetëm.

Mandi i Nishtullës, për herë bërë publike në Syri TV, se ka qenë disa herë i martuar. Ai tregoj se është babai i 7 fëmijëve (me katër gra të ndryshme) dhe pranoi se është i martuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco