Dren Abazi në Syri TV: Klikimet nuk masin cilësinë e muzikës

Dren Abazi në Syri TV: Klikimet nuk masin cilësinë e muzikës

14:36, 01/06/2020
A+ Aa A-

 I ftuar në emisionin “Kafe shqeto” të moderatorit Flavio Qarri, këngëtari Dren Abazi ka rrëfyer për ditët e izolimit, lidhjen e fortë me kitarën, si dhe për projektet e reja, që pritet të lançohen së shpejti.

Zëri më i dashur i muzikës xhaz, ka treguar se këto kohë i ka kaluar me njerëzit e dashur.

“Jam munduar të mos ekspozohem shumë, por, sidoqoftë kam dalë për ndonjë ecje përreth shtëpisë. Sa i përket daljes nëpër bare, nuk jam ndonjë fans i madh i daljes paradite”, është shprehur Dreni.

Kënga “Zjarr e akull” u publikua pak para se të niste periudha e karantinimit.

Abazi pohon se është pritur mjaft mirë dhe se koncertin e fundit e ka pasur në Tiranë.

I pyetur nga moderatori, sa i përket rëndësisë së shikueshmërisë, ai është shprehur kështu:

“Padyshim që klikimet kanë rëndësi, por nuk janë gjithçka. Sidomos, sot, kur të gjitha fenomenet brenda ditës bëjnë bujë”, ka thënë këngëtari.

Në fund, artisti theksoi se përgjatë verës do të sjellë produksione të reja.

“Ka disa gjëra të reja që do të dalin përgjatë vitit. I kam kushtuar më shumë kohë vetes, kitarës. Kjo më ka bërë të ndihem mirë”, ka thënë Dren Abazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco