VIDEO/ 1 vit pas lindjes, ‘Demir’ tregon për herë të parë portetin e djalit të tij

VIDEO/ 1 vit pas lindjes, ‘Demir’ tregon për herë të parë portetin e djalit të tij

14:30, 01/06/2020
A+ Aa A-

Vitin e kaluar aktori shumë i njohur turk Bugra Gulsoy u bë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Nilyfer solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Xhem.

Aktori për një vit vendosi të mos e shfaqte në publik të birin dhe në fotot që postonte u sigurua t’ja mbulonte fytyrën.

Megjithatë së fundmi 1 vit pas lindjes së tij, Bugra Gulsoy ka zbuluar më në fund portretin e vogëlushit.

Aktori 38-vjeçar ka postuar në Instagram një video të ëmbël ku shfaqet djali dhe bashkëshortja e tij.

Siç shihet djali i aktorit ka marrë sytë bojëqielli të së ëmës.

Menjëherë personazhe të njohur të ekranit turk dhe fansa kanë komentuar duke uruar që vogëlushi të rritet i shëndetshëm dhe i lumtur.

Kujtojmë që Bugra Gulsoy u bë shumë I njohur në Shqipëri me rolin e “Gynejit” në serialin “Kuzey Gynej” dhe rolin e “Demirit” në serialin “Bija ime”./revistawho.com

View this post on Instagram

#delirmeceler ??

A post shared by Bug?ra Gu?lsoy (@bugragulsoy) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco