Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Fatma Haxhialiu ka vetëm një dëshirë në këtë 1 Qershor: Dënim maksimal për pedofilët

Fatma Haxhialiu ka vetëm një dëshirë në këtë 1 Qershor: Dënim maksimal për pedofilët

12:08, 01/06/2020
A+ Aa A-

Sot shënohet festa e 1 Qershorit, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.

Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët.

Dhe nisur nga këto të fundit moderatorja Fatma Haxhialiu ka bërë sot një postim shumë prekës po aq dhe real: 'Gëzuar pa festë. Dënim maksimal pedofilëve'  e ka titulluar moderatorja postimin duke vazhduar më tej: 

 “Këtë 1 qershor dua t’ja kushtoj fëmijërisë së vjedhur” duke ia dedikuar rreshtat në vijim të miturve, që jo për faj të tyre, janë bërë pre e dhunës e përdhunimit.

Postimi i plotë:

‘Këtë 1-Qershor dua t'ja kushtoj fëmijërisë së vjedhur... Të gjithë fëmijëve, viktima të përdhunimit. Të gjithë fëmijëve, që i kemi vrarë dy a mos më shumë herë, njeherë dhunuesi, një herë tjetër familja e shurdhët dhe e verbër, ose indiferente, njëherë ne si shoqëri paragjykuese, injorante dhe bullizuese dhe pastaj SHTETI DHE LIGJI!
A e dini se pedofilia në këtë vend dënohet VETËM ME 4 VITE BURG?!!!!!!
Gezuar 1- Qershorin edhe pse fëmijërinë jua vodhën pabesisht, edhe pse nuk keni arsye për të festuar, edhe pse u desh të rriteshit para kohe e të perballeshit me turpe e faje që nuk i bëtë kurrë...
Gezuar 1-Qershorin edhe pse dhunuesin tuaj e shikoni çdo ditë, vazhdoni të keni frikë prej tij dhe kujtdo tjetër, gëzuar edhe pse ju kemi zhgënjyer dhe lënë vetëm, gëzuar të dashur fëmijë, gëzuar 1-Qershorin tuaj PA FESTË!
Kete 1-Qershor kam vetëm një dëshirë, të bëhemi bashkë dhe të kërkojmë nga shteti DËNIM MAKSIMAL PËR PEDOFILET!!!!!

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kete 1-Qershor dua t'ja kushtoj femijerise se vjedhur... Te gjithe femijeve, viktima te perdhunimit. Te gjithe femijeve, qe i kemi vrare dy a mos me shume here, njehere dhunuesi, nje here tjeter familja e shurdhet dhe e verber, ose indiferente, njehere ne si shoqeri paragjykuese, injorante dhe bullizuese dhe pastaj SHTETI DHE LIGJI! A e dini se pedofilia ne kete vend denohet VTEM ME 4 VITE BURG?!!!!!! Gezuar 1- Qershorin edhe pse femijerine jua vodhen pabesisht, edhe pse nuk keni arsye per te festuar, edhe pse u desh te rriteshit para kohe e te perballeshit me turpe e faje qe nuk i bete kurre... Gezuar 1-Qershorin edhe pse dhunuesin tuaj e shikoni cdo dite, vazhdoni te keni frike prej tij dhe kujtdo tjeter, gezuar edhe pse ju kemi zhgenjyer dhe lene vetem, gezuar te dashur femije, gezuar 1-Qershorin tuaj PA FESTE! Kete 1-Qershor kam vetem nje deshire, te behemi bashke dhe te kerkojme nga shteti DENIM MAKSIMAL PER PEDOFILET!!!!!

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco