Vdes papritur kitaristi i i njohur

Vdes papritur kitaristi i i njohur

18:44, 31/05/2020
A+ Aa A-

Kitaristi i grupit “Kiss”, Bob Kulick, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i rokerit, Bruce, përmes një postimi në Instagram.

“Me zemër të thyer më duhet ta shpërndaj lajmin për vdekjen e vëllait tim, Bob Kulick. Dashuria e tij për muzikën dhe talenti si muzikant dhe producent duhet të kujtohet gjithmonë”.

“E di se ai tani është në paqe me prindërit e mi, duke luajtur në kitarë sa më zhurmshëm që është e mundur”.

“Ju lutem, respektojeni privatësinë e familjes Kulick gjatë kësaj periudhe pikëllimi”, ka shkruar Bruce Kulick, i cili po ashtu ka qenë pjesë e grupit “Kiss” në të kaluarën.

Bob ka qenë i njohur edhe si kitarist i Lou Reed në albumin e vitit 1975, “Coney Island Baby”, po ashtu ka bashkëpunuar edhe me “Meatloaf” për vite të tëra.

Siç raporton metro.co.uk, shkaku i vdekjes së muzikantit nuk është bërë i ditur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco