Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Mesude vendos të ndihmojë Ejlylin dhe vepron kundër Kemalit, të hënën në “Lule të vetmuara”

Mesude vendos të ndihmojë Ejlylin dhe vepron kundër Kemalit, të hënën në “Lule të vetmuara”

17:59, 31/05/2020
A+ Aa A-

Kemal shkon në shtëpinë e shoqjes së Busras dhe kërkon për diskun si i çmendur. Kemal gjen diskun ndërsa i zoti i shtëpisë e përzë me dhunë. Banu nuk e lë të qetë Ekremin në familjen e tij. Kemal vazhdon të bëjë sjellje arrogante ndaj Mesudes.

Seherin e çojnë në burg. Meral shkatërrohet dhe shpërthen duke qarë. Kader kërkon ndihmën e Xhenkut pasi nëna e tij është avokate dhe mund të ndihmojë Seherin. Mesude dëgjon Nazanin duke folur me Kemalin për diskun.

Ajo shkon dhe i tregon Ejlylit se ajo e di ku ndodhet disku. Ajo i premton Ejlylit se do t’ja sjellë diskun nëse e fal për gabimet që ka bërë. Ejlyl e fal të ëmën. Alejna mëson se nëna e Meralit ka përfunduar në burg.

Defne tallet me Meralin duke treguar se nëna e saj ka përfunduar në burg. Meral zihet me Defnen dhe vajzat rrihen në mes të klasës. Banu lë takim me Ekremin por ai nuk shkon. Banu gjëmon Gynejin dhe mëson ku ndodhet shtëpia e tyre.

Ajo shkon në shtëpinë e tyre dhe prezantohet me bashkëshorten e Ekremit. Ekremi kthehet në shtëpi dhe habitet kur sheh Banun. Banu e vendos në siklet Ekremin para bashkëshortes së tij. Kader takohet me nënën e Xhenkut dhe kjo e fundit pranon ta ndihmojë Seherin./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco