Zi për Radja Nainggolan, humb njeriun më të afërt në moshë të re

Zi për Radja Nainggolan, humb njeriun më të afërt në moshë të re

13:36, 31/05/2020
A+ Aa A-

Dita e djeshme ishte një ditë zie për familjen e Radja Nainggolan.

Mesfushori i Cagliar-it ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram dhimbjen për humbjen në moshë shumë të re të mbesës së tij.

Ajo ishte vetëm 13 vjeç dhe sipas shtypit belg vajza ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me kancerin.

Radja krahas fotos së publikuar të mbesës së tij ka shkruar:

“E dashura dhe e shtrenjta ime, do të na mungosh të gjithëve.Të dashurve, babait tënd, fëmijëve. Nuk arrij ta besoj, ishe kaq e re. Tani shko te mamaja dhe dhuroji një përqafim të ngrohtë. Ajo do të mbrojë edhe më shumë. Do na mungoni shumë.”,

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco