I leu rricat me ngjyrat e ylberit, ja kush e bindi Sabianin për këtë ndryshim në look

I leu rricat me ngjyrat e ylberit, ja kush e bindi Sabianin për këtë ndryshim në look

12:37, 31/05/2020
A+ Aa A-

Sabiani është i njohur për flokët e tij kaçurrela bjonde, por ditë më parë  këngëtari i njohur ndryshoi tërësisht look.

 Ai leu flokët ngjyra-ngjyra dhe duket tërësisht ndryshe, por njëkohëisht shumë trendy dhe me stil.

Këngëtari publikoi foton në rrjetin social dhe i befasoi të gjithë me look-un e ri.

“New look”, shkroi Sabiani në foto.

 Komentuesit nuk kanë vonuar me komentet e tyre komplimentuese, ndërsa e kanë krahasuar me reperin e famshëm 6ix9ine, i cili prej shumë kohësh i mban flokët të lyer si ylber.

Por i pyetur nga “Panorama Plus” se si i lindi ideja për të bërë një ndryshim të tillë drastik në pamje, Sabiani u përgjigj:

“Të them të drejtën, as e njoh fare reperin 6ix9ine, por vajza ime Keisi më tregoi flokët e tij dhe më pëlqyen shumë. Çudi si s’më kishte shkuar ndërmend më parë. Është kaq gjë e thjeshtë dhe e bukur. Edhe pse për këtë ndryshim të ngjyrës m’u desh të shpenzoja 6 orë!”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco