Këngëtari shqiptar largohet nga emisioni kur dëgjon këngën e Eneda Tarifës

Këngëtari shqiptar largohet nga emisioni kur dëgjon këngën e Eneda Tarifës

08:56, 31/05/2020
A+ Aa A-

Para disa kohësh Eneda Tarifa dhe Ardit Çuni janë zënë për shkak të vlerësimit që këngëtarja i bëri këngës së tij konkurruese në “Këngën Magjike”.

Thumbimet dhe kunjat kanë qenë të shumta midis tyre, por mesa duket ata ende nuk flasin me njëri-tjetrin dhe nuk kanë bërë paqe.

I ftuar këtë të shtunë në “Mos i fol shoferit”, Ardit Çuni u vendos përballë këngëve dhe duhet të gjente se kush këngëtar i këndon.

Kënga e fundit ka qenë ajo e Eneda Tarifës dhe në momentin që e dëgjoi, Arditi tentoi të largohej nga emisioni.

Nisur nga ky veprim Rudina Dembacaj e ka pyetur se çfarë ndodhi konkretisht mes tyre dhe këngëtari e ka shpjeguar të gjithën.

“Ka qenë një debat shumë i madh. Është sqaruar shumë herë, nuk kam dashur që t’i jap më shumë vëmendje, por që po e them shumë shkurt. Një mosvlerësim i saj për projektin tim e para dhe e dyta për miqësinë që kishte me mua. Për këngën “Frymë” që isha pjesëmarrës në ‘Këngën Magjike’ që ajo edhe e postoi në Story-n e saj dhe tha që kënga jote është një ndër 5 më të bukurat dhe në fund dha zero pikë. U zhgënjeva shumë. E konsideroja mike, jo vetëm kolege. Por nuk u zhgënjeva nga fakti i miqësisë, por u zhgënjeva se doja të më vlerësonte se isha Arditi. Doja të më vlerësonte se Arditi këndoi atë këngën që asaj i pëlqeu. Pra, një njeri që deri diku ul veten (se ajo uli veten në rastin konkret) dhe ha fjalët e tua . I shkruajta një mesazh Enedës në privat dhe i thash ‘nuk e prisja nga ti këtë zero pikë për vetë faktin e këngës dhe miqësisë që kishim’. Ajo nuk më tha as më fal, as çkemi asgjë dhe në orën 4 të mëngjesit kur u shpall e fituese më shkruajt e më tha që po të duash bëje publike e këtë mesazh po ia çoj Florit. I thash mos u shqetëso se Florit ia kam nisur vetë. Minimalisht po të më kishte thënë më fal e të më shpjegonte se çfarë ndodhi, unë do ta mirëkuptoja. Mua nuk m’i uli asnjë pikë këngës që ajo nuk më dha asnjë pikë. Mua nuk më prishi asnjë punë, ishte imazhi i saj që doli keq”, u shpreh Ardit Çuni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco