I vlerësuar me shumë çmime/ Vdes këngëtari i njohur i muzikës popullore

I vlerësuar me shumë çmime/ Vdes këngëtari i njohur i muzikës popullore

08:19, 31/05/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare këngëtari i njohur imuzkës popullore Qerim Sula.

Lajmin e trishtë e dha në Facebook me anë të një statusi gazetari Defrim Methasani  ku shkruante:

‘Mëngjes shumë i trishtë ky i 31 majit. Kemi humbur një aset të kulturës dibrane dhe shqiptare, një vlerë të artit dhe ortekun e këngës. Qerim Sula nuk e fitoi dot betejen me jetën, por do të mbetet në jetë të jetëve. Iku pa i mbushur 70 vjeç, duke lënë pas emrin dhe veprën e madhe. U prehsh në paqe Mjeshtër i Madh!’.

Image

Po kush ishte këngëtari që fitoi zemrën e publikut dhe shumë çmime?

Qerim Sula dhe pse mbaroi shkollën mekanike, ai ishte i dashuruar dhe i përkushtuar për muzikën, ndaj që në moshë të re u aktivizua me grupet amatore të Zalldardhës, ndërsa në vitin 1967 me ansamblin “Dibra”.

Një vit më pas, më 1968 bën prezantimin e parë në Festivalin e Parë Folklorik të Gjirokastrës me këngën e Hazis Ndreut, "Kënga e Lam Dacit", ku u vlerësua me çmim të parë për interpretimin e tij.

Ka marrë pjesë në të gjitha Festivalet Folklorike deri në vitin 2000.

Ai është aktivizuar në mjaft trupa e ansamble, si dhe ka qenë pjesëtar i Estradës Profesioniste të Peshkopisë.

Ka kënduar në shumë skena të vendit por edhe jashtë shtetit, si në Gjermani, Austri, Turqi, Belgjikë, etj.

Në vitin 1981 ishte në Kosovë me ansamblin “Kuksi i ri”.

Në repertorin e tij ka një numër të madh këngësh epike, duke qenë nga këngëtarët më të suksesshëm të trevës së veriut, i vlerësuar me mjaft çmime e diploma të ndryshme, në aktivitet kombëtare.

Ka realizuar dy albume me këngët më voluminoze dibrane.

Ka punuar me shumë artistë, por mund të veçojmë Liri Rashën, me të cilën ka qenë në Estradën profesioniste të Peshkopisë, me Arif Vladin një artist i kompletuar, Vera Laçi një këngëtare shumë e vlerë, me Sherif Dervishin, me të madhin Haziz Ndreun, i cili ishte profesori i tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco