'Do doja ti shikoja të varur prej ko**** këta mostra'/ Gazetarja reagon ashpër pas përdhunimit të 15-vjeçares

'Do doja ti shikoja të varur prej ko**** këta mostra'/ Gazetarja reagon ashpër pas përdhunimit të 15-vjeçares

22:41, 30/05/2020

Reagime të shumta ka shkaktuar në opinionin publik i cili është tronditur pas zbulimit të një ngjarje të rëndë që ndodhte në Tiranë. Një 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga katër persona prej disa kohësh.

Një nga reagimet e ashpra është ai i moderatores Aulona Musta e cila në një postim në Instagram, thotë se raste të tilla po shtohen shumë dhe kërkon reagim sidomos nga deputetet femra në Parlamentin e Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Ju ka tronditur ky lajm besoj eee? Jeni te gjithe te shokuar! Si ka mundesi te kete qenie te tilla? E dini sa shume ka si keta vemjet, keta mostra, keta qe nuk ka emer e mbiemer qe mund t’i percaktoje? Oh sa shume qe ka! I keni ngado! Me siguri njerin e keni ne pallate! Nje tjeter duhet ta keni ne fis. Tjetrin ne lagje! Ne pune, ne grupin shoqeror, ne institucionet ku duhet te drejtohemi per ndihme, polici, e madje edhe ne parlament jam e bindur qe duhet te kete vemje te tilla, te quajtur bura! Prandaj mjaft u shokuat por filloni e reagoni! Te gjithe ju! Te gjjthe ne!

Raste te tilla jane perhapur shume! Po i lexojme shume shpesh neper media, imagjinoni sa te tjera ka qe nuk behen publike! Imagjinoni sa vajza e gra, minorene apo maxhorene qofshin ka qe vuajne cdo dite nga mostra si keta qe i perndjekin, kercenojne, shantazhojne, perdhunojne! Ka shume! Shume! Dhe askush nuk ben asgje per te parandaluar. Per fat te keq shpesh nuk behet asgje as per t’i denuar! Nderkohe qe per ta as burgu nuk mjafton! Do te doja t’i shikoja te varur prej **** ne mes te qytetit keta mostra, te behen shembull per cdo vemje tjeter qe i shkon ne mendje te perdhunoje apo shantazhoje nje 15 vjecare!

Per cfare dreqin i kemi ato gra qe supozohet duhet te na perfaqesojne ne parlament? E ka ndonjera prej tyre idene se cfare behet ne vendin tone me vajzat e grate e pambrojtura, te cilat te ndikuara nga mentaliteti ende shume maskilisit dhe paragjykues lene keta lloj meshkujsh t’i shkaterrojne jeten duke i kercenuar, shantazhuar, per t’i cuar me pas deri tek perdhunimi, vrasja apo vetvrasja? Do beni ndonje gje per t’i ardhur ne ndihme vajzave dhe grave ne kete vend? Apo do vazhdoni te ngrohni vendin ne parlament?

Forconi ato dreq ligjesh per keta buracake qe te vetmin superioritet qe kane ndaj femres eshte gjuha e dhunes, shantazhit, kercenimit, perdhunimit! Futini brenda e mos i nxirrni me! Mos neglizhoni me per keto raste, sepse po shtohen shume!!! Vajza ju lutem mos lejoni t’ju ndodhe dicka e tille! Mos kini frike te denonconi! Mos kini frike te flisni me dike te afert dhe t’i tregoni nese dikush po ju kercenon, shantazhon, apo keni pasur rast dhune, perdhunimi! Tregojuani vendin ketyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco