'Çift i lumtur' edhe jashtë kamerave/ Aktorja na zbulon marrëdhënien me bashkëshortin në jetën reale

'Çift i lumtur' edhe jashtë kamerave/ Aktorja na zbulon marrëdhënien me bashkëshortin në jetën reale

20:16, 30/05/2020
A+ Aa A-

U largua nga “Portokalli”, spektakli për të cilin më vonë u shpreh se i kishin falsifikuar firmën në kontratë, por Delinda Disha tashmë po shijon suksesin në spektaklin e humorit në “Tv Klan”, “Klanifornia”, ku për koleg ka bashkëshortin kostumograf, Eldo Disha.

Aktorja e njohur, e cila në “Portokalli” bëri bujë me rolin e saj në numrin “Çifti i lumtur”, na ka prezantuar jetën në çift pas kamerave me partnerin, ku duken vërtet çift i lumtur në këto foto të realizuara nga Fjoralba Maliqi.

“Eldo Disha dhe dy zemra”, shkruan ajo sipër fotove, ku duket shumë e lumtur në krah të partnerit në jetë dhe tashmë kolegut në punë. Kujtojmë që Delinda nxiti reagime për rolin e Shote Galicës, rol për të cilin ajo kishte argumente profesionisteje për të mbrojtur personazhin e saj. Pasi është shprehur se bëri lëvizjen e duhur në kohën e duhur, për të mbyllur një kapitull me show-n “Portokalli” e duke nisur një të ri me “Klanifornia”, ajo nuk ka hezituar të komentojë edhe rolin e Arjola Demirit në “Portokalli”, pikërisht te “Çifti i lumtur”.

Gjatë një interviste për “Panorama Plus”, pyetjes: “A e ndjek tani ‘Portokallinë’ dhe a mendon se të ka zëvendësuar më së miri nusja e re, Arjola Demiri, te ‘Çiftit të lumtur’”, ajo i përgjigjej: “Pa dyshim që e kam parë, por në këtë rast s’mendoj se shkon fjala ‘zëvendësim’, por njëfarë zgjidhjeje. Por që i uroj shumë suksese”.

Duke qenë se tashmë punon me bashkëshortin skenograf dhe a është e vështirë ta ketë partnerin koleg, ajo shprehej: “Në rastin tonë s’është problem. Tani puna ka stresin e vet, por unë e kam Eldon mbështetje të madhe. Me bashkëshortin, Eldon, na bashkon dashuria jonë Dasantini e shumë e shumë gjëra të tjera. Nuk na ndan asgjë”, theksoi ajo në po të njëjtën intervistë.

E duke qenë se janë një familje e lumtur, a diskutojnë për fëmijë të tjerë apo do të mjaftohen me djalin, në mënyrë që të kenë më shumë kohë për karrierën, Delinda përgjigjet: “Sigurisht që diskutojmë. Jemi për një familje të madhe. Jemi për planifikim familjar, sigurisht. Edhe karriera ka rëndësinë e vet, por kryesorja është familja”, është shprehur Delinda, ndërkohë që gjithmonë i surprizon fansat me foto shumë të bukura në çift dhe në prani të djalit të tyre. /Panoramaplus

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco