Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

J.Lo e mërzitur pasi iu shtye dasma shkak i pandemisë

J.Lo e mërzitur pasi iu shtye dasma shkak i pandemisë

23:25, 29/05/2020
A+ Aa A-

Jennifer Lopezin e ka mërzitur fakti se i është dashur ta shtyej dasmën.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kishin planifikuar datën e dasmës së tyre, shkruajnë mediat e huaja.

Mirëpo shkak i pandemisë ata u detyruar që të anulojnë gjithçka dhe ky fakt duket se e ka mërzitur këngëtaren dhe aktoren e famshme.

Krijuesja e “Jenny From the Block” në një intervistë virtuale me ‘Today’, tregoi për vendimin që ajo dhe Alex kanë marrë për të shtyrë ceremoninë e martesës për një vit tjetër.

“Askush nuk e di sepse, me të vërtetë, nuk ka planifikim tani. Vetëm duhet të presim dhe të shikojmë se si do shkojë, dhe në një farë mënyre është zhgënjyese. Ti e di, pas Super Bowl dhe pas World of Dance, pasi kemi përfunduar xhirimet kam planifikuar të marr kohë dhe kjo është çfarë po bëjmë tani. Jam pak e mërzitur pasi kemi pasur disa plane të shkëlqyera. Por unë them E di çfarë? Zoti ka një plan më të madh. Pra ne vetëm duhet të presim dhe të shohim. Ndoshta do të jetë më mirë. Besoj se do të jetë”, u shpreh ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco