Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

FOTO/ ‘Sadna’ pendohet për fryrjen e buzëve: Ishin katastrofë, nuk më shkonin fare

FOTO/ ‘Sadna’ pendohet për fryrjen e buzëve: Ishin katastrofë, nuk më shkonin fare

21:55, 29/05/2020
A+ Aa A-

Aktorja Sara Khan u bë shumë e famshme në vendin tonë vite më parë me serialin indian “Bidaai”, ku luante rolin kryesor “Sadna”. Sot e kësaj dite ajo mbahet mend si aktorja që përloti të gjithë teleshikuesit dhe publiku nuk e ka harruar aspak bukuroshen indiane.

Sara pak muaj më parë ishte në vëmendje të mediave për shkak të ndryshimit që kishte pësuar në fytyrë. Aktorja 30-vjeçare bëri fryrje të buzëve dhe mori shumë kritika për shkak të pamjes së re. Në një intervistë së fundmi Sara pranoi që i kishte fryrë buzët dhe u shpreh se nuk i ka pëlqyer vetja aspak me atë pamje.

Aktorja e quajti katastrofë pamjen e saj dhe tha se po priste me padurim që mbushja të shpërbëhej. “Unë nuk bëra ndonjë ndryshim në fytyrë, jam e njëjta. Po, i fryva buzët por doli katastrofë dhe nuk dukesha aspak mirë. Ishin shumë keq, nuk më shkonin fare.

Nuk më pëlqenin buzët e mia prandaj i fryva. Mezi prita që mbushja të shpërbëhej. Nuk më pëlqente vetja asokohe”-tha Sara. Tani aktorja është kthyer me pamjen e saj të mëparshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco