Vogëlushja që rrëmbeu zemrat e publikut, dëshira e madhe e Paolës për botën e televizionit

Vogëlushja që rrëmbeu zemrat e publikut, dëshira e madhe e Paolës për botën e televizionit

11:45, 29/05/2020
A+ Aa A-

Vogëlushja Paola e njohur për zërin e ëmbël, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Kafe shqeto’ të moderatorit Flavio Qarrit, për të folur për periudhën e izolimit, si dhe për të kënduar.

E vogla që pëlqehet shumë në rrjetet sociale, ka rrëfyer se këto kohë i kanë munguar emisionet, megjithatë ka ditur si të kalojë kohën. Paola ka luajtur, është ushtruar në pinao, si dhe ka lexuar. ‘Librat të bëjnë më të zgjuar’, tha ajo.

Vogëlushja ka thënë gjithashtu se mezi pret të kthehet në ditët e zakonshme dhe të fillojë të punoj me këngët , të cilat i ka lënë përgjysmë.

Në përfundim, Paola u drejtoi një mesazh të gjithë atyre, që po e ndiqnin për tu kërkuar që të ishin të lumtur dhe për ta shpenzuar kohën me gjëra të mira.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco